Një ministër i Qeverisë britanike ka thënë enjten për agjencinë amerikane të lajmeve CNN se vendi është i gatshëm t’i nxjerrë sërish në lundrim anijet e tij përgjatë ujërave të kontestuara afër Krimesë, vetëm një ditë pas konfrontimit detar të të dyja vendeve. Ky qëndrim i palës britanike është shprehur vetëm pak orë pasi që një diplomat i lartë rus ka paralajmëruar se ushtria ruse është e gatshme që të sulmojë çdo anije që hyn në ujërat, të cilat Moska i pretendon për të sajat.