Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Joe Biden u përpoq të siguronte udhëheqësit afganë për angazhimin e tij të qëndrueshëm ndaj vendit të tyre pas tërheqjes së forcave amerikane këtë vit, perspektiva e së cilës tashmë ka inkurajuar militantët talebanë.
“Partneriteti midis SHBA dhe Afganistanit nuk do të mbarojë”, tha Biden në një koment para fillimit të takimit të tij me presidentin afgan, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah, kryetar i Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar.
“Afganët do të duhet të vendosin për të ardhmen e tyre, atë që duan. Do të jetë shumë e vështirë. Por ne do të qëndrojmë me ju dhe do të bëjmë më të mirën për t’u siguruar që keni mjetet që ju nevojiten”, theksoi Biden.
Ghani tha se ”ai respekton vendimin e Biden për të tërhequr forcat amerikane” dhe u bëri homazhe 2 312 amerikanëve që vdiqën duke luftuar në Afganistan për më shumë se dy dekada.