Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos ftoi ish-piloten 82-vjeçare Mary Wallace Funk si mysafire nderi në udhëtimin e tij në hapësirë më 20 korrik
Themeluesi i gjigantit të tregtisë elektronike amerikane “Amazon”, Jeff Bezos ftoi ish-piloten 82-vjeçare Mary Wallace Funk si mysafire nderi në udhëtimin e tij në hapësirë më 20 korrik.
Në deklaratën në faqen e internetit të ndërmarrjes së turizmit hapësinor “Blue Origin”, në pronësi të Bezos, thuhet se Funk, të cilës iu ndalua të ishte astronaute në vitet 1960 sepse ishte grua, është ftuar në udhëtimet hapësinore nga Bezos.
Më tej në deklaratë përfshihej një video ku Bezos tha për Funk në llogarinë e tij në Instagram se “Askush nuk ka pritur aq shumë sa ajo. Tani është koha. Mirë se vini në ekip. Ne jemi të emocionuar që do të fluturoni me ne si mysafire nderi më 20 korrik”.
Funk stërvitej me 13 kandidate femra astronaute brenda kornizës së një programi të një kompanie private në vitet 1960, por për shkak të politikës së NASA-s për të zgjedhur vetëm pilotë meshkuj, askush prej tyre nuk u bë astronaute.
Në një ankand në internet një vend i zbrazët për shitje më 12 qershor për të shkuar në udhëtim hapësinor me Bezos u shit për 28 milionë dollarë.
Ndërsa “Blue Origin”, e cila do të dërgojë njerëzit në hapësirë për herë të parë, nuk zbuloi emrin e personit që bleu vendin dhe njoftoi se 7 mijë persona nga 159 vende morën pjesë në ankandin për vendin e lirë për udhëtim.
Thuhet se 6 pasagjerë, përfshirë vëllain e Bezos, do të marrin pjesë në udhëtimin i cili do të nis nga Van Horn Base në Teksas.