Janë dhënë vaksinat e para si pjesë e një testimi për të zhvilluar një vaksinë efektive kundër HIV-it.
Këto vaksina kundër HIV-it iu janë administruar vullnetarëve si pjesë e një testimi nga Universiteti i Oksfordit.
Bëhet e ditur se 13 persona të shëndetshën dhe negativë ndaj virusit HIV të moshës 18-65 vjeç – dhe të cilët konsiderohet se nuk janë në rrezik të lartë të infeksionit – morën një dozë të vaksinës të hënën.
Personi i parë që mori vaksinën ishte Danilo Garrido Alves, një student i të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në Unviersitetin e Oksfordit.
Thuhet se qëllimi i testimit, i quajtur HIV-Core 0052, është të vlerësojë sigurinë, tolerancën dhe imunogjenitetin e vaksinës HIVconsvX.
Sipas të njëjtit medium, kjo vaksinë që quhet si vaksinë e ‘mozaikut’, synon një gamë të gjerë të varianteve të HIV-1, duke e bërë atë potencialisht të zbatueshme për variantet e HIV-it në çdo rajon gjeografik.
Për më tepër ky medium raporton se, Oksford filloi vaksinimet të kandidatit të ri të vaksinës kundër HIV-it, si pjesë e një prove klinike të Fazës 1 në Mbretërinë e Bashkuar.
“Një vaksinë efektive kundër HIV-it ka qenë e paarritshme për 40 vjet”, ka thanë studiuesi kryesor, Tomas Hanke.