Sipas një teorie konspirative që është përhapur në Itali, Harry Kane apo Raheem Sterling nuk e kanë ndihmuar Anglinë që të fitojë kundër Danimarkës në Euro 2020. Në vend të tyre, sipas kësaj teorie, përgëzimet duhet t’i shkojnë dikujt tjetër – Kryeministrit Boris Johnson.
Disa tifozë italianë pretendojnë se UEFA e favorizon Anglinë dhe po e ndihmon këtë shtet që ta fitojë kampionatin evropian të futbollit, sepse kryeministri Johnson ndërhyri që ta bllokojë krijimin e Super Ligës, e cila do të ishte rivale e garës së UEFA-s, Ligës së Kampionëve, shkruan The Independent.
Penalltia e kontestuar në vazhdime kundër Danimarkës është dëshmi që UEFA ishte në anën e Anglisë, tha dikush që përmes rrjeteve sociale pretendoi se fitorja e Anglisë në këtë garë është parashikim i sigurt.
Për këtë teori shkroi edhe “Gazzetta dello Sport”, e përditshmja sportive me ndikimin më të madh në Itali.Reklamë
“Penalltia shumë zemërgjerë, e cila ia lejoi ekipit të Southgate që ta mposhtë Danimarkën, i vërteton dyshimet për shkëmbimin e favoreve me Boris Johnson-in, që cilësohet si shpëtimtar i futbollit evropian pas sulmit që bëri nga Super Ligës”, shkroi kjo gazetë.
Pasi kryeministri britanik u zotua se do t’i bllokojë ekipet angleze të futbollit që të garojnë në ligën e re, Aleksander Ceferin, president i UEFA-s, e çmoi qeverinë britanike, duke thënë se është i magjepsur nga efikasiteti i saj.