Prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit do të mund lëvizin drejt Greqisë nëpërmjet pikës doganore “Tri Urat”.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila theksoi se pika doganore “Tri Urat” do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00.
Pika doganore e Qafë-Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.
Që prej ditës së sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, furgonëve të mallrave, si dhe dhe autobusëve.
Ministrja Xhaçka i bën apel qytetarëve se përpara se të lëvizin drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, të informohen për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ-së.