ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave ne Uk 1 hour ago
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë 1 hour ago
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura  1 hour ago
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë 2 hours ago
Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur  2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Haradinaj- bashkësisë ndërkombëtare: Nëse s’jeni të gatshëm të na trajtoni si shtet, a është ky mesazh që duhet të armatosemi

albnews by albnews
16 July, 2019
in Kosova
0
Haradinaj- bashkësisë ndërkombëtare: Nëse s’jeni të gatshëm të na trajtoni si shtet, a është ky mesazh që duhet të armatosemi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, po qëndron për një vizitë dy ditore në Serbi. Ai të hënën është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, me të cilin kanë diskutuar për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Macron është zotuar që do të rinisë bisedimet mes dy shteteve, ndërkohë ka përmendur edhe kompromisin, si mundësi për të shkuar drejt finales.

RelatedPosts

Kosovë, prokuroria në gatishmëri për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, 80 prokurorë dhe zyrtarë për ruajtjen e votës

Kurti përuron dronin “Skifteri” të prodhuar në Kosovë

Ekzekutoi dy vëllezërit e bashkëshortes në Mitrovicë! Lihet në burg Astrit Isufi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje

E për këto deklarata të Macron, ka folur sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se një deklaratë e tillë e presidentit të Francës është në cilësinë e këshillave, mbase nuk mund të ketë nevojë fare për kompromis.

“Vlerësimi për kompromis është në logjikat e një këshille që jepet në këto raste. Dhe mendoj që nuk bën përjashtim. E falendërojmë presidentin Macron për sinqeritet të shprehur, kur tha se Kosova dhe Serbia janë dy shtete evropiane,  me perspektivë evropiane, mendoj se kjo shpjegon shumë”. Është në logjikën e këshillave, nuk është një përshkrim i asaj se cfarë mund të jetë kompromisi , por është një këshillë e zakonshme që të gjejmë një kompromis, . Mund të jetë kompromisi i një anshëm, i dy anshëm, ose i asnjërës sepse s’ka nevojë. Kjo gjuhë është diçka e logjikshme”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

Ai ka thënë se Kosova është e gatshme për të bërë kompromis me Serbinë, siç potencon ai për ta hequr taksën në këmbim të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues.

“Tani nëse flasim kompromis, nëse e hekim taksën në shkëmbim të njohjes. Nuk është se nuk po bëjmë kompromis.  Kompromis i madh është. Edhe mund të jetë kjo kompromis, hekja e taksës. Ndërsa ajo që ka kërku Kosova është shumë bazike. Ne kemi kërkuar një kornizë marrëveshje, për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Kryetari i Qeverisë thotë se duhet hartuar një marrëveshje kornizë, për të cilën duhet negociuar, dhe asgjë përtej saj.

Por thotë që është e papranueshme për Serbinë dhe një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare të quhet ‘njohje reciproke në kufijtë ekzistues’

“Kjo kornizë marrëveshje duhet të jetë ajo për të cilën negociojmë dhe s’ka tjetër. Hezitimi është se Serbia dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare po thotë nuk mundemi me ia ngjit emrin, njohje reciproke në kufijtë ekzistues” ka shtuar ai.

Sipas kryeministrit mospranimi i këtij fakti, i bjen një këshillim për Kosovën që të armatoset, pasi që Serbia po blenë armë nga Rusia e edhe nga Franca.

“Kjo po i bjen, që po na këshillojnë edhe neve me ble armë. Se Serbinë po e armatosin, Po blenë armë në Rusi, edhe Franca e bëri një kontratë me Serbinë për sisteme raketore, dhe neve po na thojnë se nuk mundemi me ia ngjit emrin marrëveshjes se është njohja reciproke në kuijtë ekzistues. Mirë çka të bëjmë ne pra. Ne jemi shtet i pavarur. S’kërkojmë asgjë përveç njohjes reciproke. Nëse nuk jeni gati për të, a është porosi edhe për ne që të armatosemi. Nuk ka shumë hapsirë këtu në mes. Ne kemi kërkesë shumë bazike”. Ka thënë Haradinaj.

Ai është i vendosur që Kosova nuk kthehet në dialog pa pasur një marrëveshje kornizë për njohje në kufijtë ekzistues.

“Nuk ulemi  në tavolinë pa një kornizë marrëveshje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”

Sipas tij angazhimi i Macronit, mund ta rikthejë Serbinë në tavolinën e bisedimeve edhe pa e hequr Kosova taksën.

“Ky angazhim mund ta kthejë në tavolinë edhe pa u hequr taksa. Mund ta kthejë dhe shpresoj të jetë kështu” ka thënë ndër të tjera ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave ne Uk

Titujt e Gazetave ne Uk

9 November, 2025
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

9 November, 2025
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

9 November, 2025
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result