Policia shqiptare dhe alpinistët kosovarë shpëtojnë turistin e lënduar bullgar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Shqipërisë së bashku me disa alpinistë kosovarë i kanë dalë në ndihmë një turisti bullgar që ishte lënduar në bjeshkët e Vranit në Tropojë.

Siç njoftojnë autoritetet, pas disa orë kërkime, 46-vjeçari është gjetur dhe bartur rreth 10 kilometra deri tek helikopteri në Lekbibaj.

Bullgari është dërguar menjëherë në Spitalin e Tropojës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekësve dhe i njëjti ka njoftuar ambasadën bullgare në Shqipëri.

“Turisti bullgar ka falënderuar Policinë dhe alpinistët kosovarë që i erdhën në ndihmë duke i shpëtuar jetën. Policia e Tropojës gjen rastin të falënderojë edhe njëherë alpinistët nga Kosova, të cilët bashkëpunuan me punonjësit e Policisë, për t’i ardhur në ndihmë turistit nga Bullgaria”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Share This Article