ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit 6 hours ago
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury 6 hours ago
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm 6 hours ago
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Largimi i mjekëve trend në rritje, kërkohet të ndryshohet Ligji për shëndetësi

albnews by albnews
11 July, 2021
in Kosova
0
Largimi i mjekëve trend në rritje, kërkohet të ndryshohet Ligji për shëndetësi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në gjashtë mujorin e vitit 2021 ka pasur rritje të kërkesave për vërtetim nga mjekët për t’u larguar nga Kosova. Nga ky komunitet thonë se për të ndalur këtë trend duhet të ndryshohet Ligji për shëndetësi dhe të bëhet Ligji i pagave.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha se projeksioni i largimit të mjekëve për këtë vit pritet të shkojë deri në 120.

RelatedPosts

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës

Arbnor Spahiu, ish-efektivi i Policisë së Kosovës, lirohet nga burgu në Serbi

Tutje, ai tha se janë në përfundim të një sondazhi të cilin do ta publikojnë brenda dy javëve të ardhshme rreth satisfakcionit që kanë mjekët e rinj gjatë shkollimit të tyre në Kosovë.

“Gjatë 3 vjetëve të fundit ne kemi pasur një shifër prej 110 mjekëve që shkojnë për çdo vjet shumica prej tyre 80% mjekë të rinj të posa diplomuar dhe në 6 mujorshin e parë ne kemi një rritje ku 62 mjekë kanë marrë vërtetimin për t’u larguar nga Kosova që nëse shkon me këtë projeksion e kemi 120 mjekë që largohen. Një rritje e cila përkundër këtyre bllokadave si nga Covidi për komunikime dhe kontakte direkte dhe ajo e vizave. Kështu që ky trend veçse ka dhënë sinjal se do të rritet dhe është brengosës. Fakti që dhënia e specializimeve është në masë nuk ka qenë i mjaftueshëm që të qëndrojnë këtu sepse në vend të parë kanë qenë kushtet e punës dhe specializimeve. Definitivisht është çështja e ngritjes së kapaciteteve për t’iu ofruar trajnime dhe shkollime e këtyre mjekëve ashtu siç duhet kushtet e punës dhe shkollimit të tyre i cili është i mangët. Tani jemi në përfundim të një sondazhi të cilin do ta publikojmë brenda dy javëve të ardhshme rreth kënaqësisë apo satisfakcionit që kanë mjekët e rinj gjatë shkollimit të tyre në Kosovë. Të gjithë janë të brengosur për kualitetin e arsimit dhe fazës së dytë të shkollimit të tyre specialistik”, tha Sejdiu për EO.Reklamë

Ndërsa, kryetari i Federatës së Sindikatës të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla, ka thënë se në kohën e pandemisë Qeveria aktuale i ndërpreu edhe ato pak stimulime për mjekë dhe infermierë me arsyetime që ai i quan banale.

Tutje, ai tha se jo vetëm infermierët dhe mjekët por edhe të rinjtë po largohen nga vendi, duke shtuar se vetëm këtë vit e kanë kërkuar që të largohen afër 100 mjekë.

“Në kohën e pandemisë kur ne mjekët dhe infermierët ishim heronj, kemi punuar pa pushim. Mirëpo mu në kohën e pandemisë Qeveria aktuale i ndërprenë edhe ato pak stimulime me arsyetimin më banal. Ky është shembull i ofendimit të dinjitetit dhe integritetit të punëtorëve shëndetësor. Dhe ju nuk mund të prisni që këta të rrinë duarkryq dhe të presin edhe valën e katërt. Ata që janë të rinj kanë energji dhe mundësi të cilët kërkojnë që sa më shumë të dalin jashtë vendit jo vetëm mjekët por edhe infermierët për të cilët ka kërkesa të mëdha nga Evropa jo vetëm nga Gjermania. Janë afër 100 mjekë deri tani këtë vit që kanë kërkuar për t’u larguar, dhe kur e shohim këtë statistikë që çdo ditë 100 deri 150 për Kosovën është humbje e madhe”, tha Syla.

Ai tha se nuk ka skematizim të mirëfilltë të vendeve të punës dhe specializime të duhura e që janë më shumë politike.

Syla theksoi se federata ka kërkuar nga Qeveria aktuale të ndryshohet Ligji për shëndetësi dhe të bëhet Ligji i pagave.

“Puna e parë është që mjekët nuk kanë skematizim të mirëfilltë të vendeve të punës. Dhe e dyta është që nuk kemi specializime të duhura sepse janë specializime  politike. Edhe ajo që është më e rëndësishmja është paga sepse sot një specialist në Kosovë paguhet 600 euro dhe një infermierë me 377 euro. Duhet më shumë investim në shëndetësi. Të rinjtë po shohin  jetën ndryshe dhe nuk duan të rrisin fëmijët këtu dhe duan të krijojnë jetën ku ata e shohin një stabilitet ekonomik. Federata ka kërkuar dhe nga Qeveria aktuale. Janë dy gjëra të rëndësishme, e para të bëhet sa më shpejt Ligji për shëndetësi i cili duhet të ndryshohet dhe të merren parasysh kërkesat e mjekëve, Sindikatës dhe Odës në të cilën kemi paraparë që mjekët e posa diplomuar menjëherë të futen në sistem të punës qoftë si mjekë të përgjithshëm apo në reparte. E dyta është Ligji i pagave. Nëse qeveria aktuale nuk e aprovon ashtu siç e ka paraparë në legjislacion ku do të ketë stabilizim të pagave, atëherë pa këto dy ligje në vitin e ardhshëm do të jetë edhe më katastrofë për shëndetësi”, tha ai për EO.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

23 November, 2025
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

23 November, 2025
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

23 November, 2025
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result