ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit 6 hours ago
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury 6 hours ago
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm 6 hours ago
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Shifra miliardëshe dëme nga Serbia

albnews by albnews
11 July, 2021
in Kosova
0
Shifra miliardëshe dëme nga Serbia
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dëme miliardëshe i ka shkaktuar Serbia, Kosovës gjatë luftës së fundit. Ekspertët shprehen të shqetësuar me mungesën institucionale në adresimin e padive deri më tani.

Profesori i së Drejtës Penale, ish-drejtori i Instituti për Hetimin e Krimeve të Luftës, Ismet Salihu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se krimet e kryera në Kosovës janë më të rëndat në Evropë.

RelatedPosts

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës

Arbnor Spahiu, ish-efektivi i Policisë së Kosovës, lirohet nga burgu në Serbi

Sipas tij, gjatë luftës janë shkatërruar mbi 100 mijë shtëpi dhe objekte private e mbi 100 xhami, duke shtuar se për njerëzit e vrarë përveç kërkimfaljes nuk mund të ketë ndonjë shpagim.

“Krimet që janë kryer në Kosovë gjatë luftës nga forcat policore ushtarake serbe janë krimet më të rënda që janë kryer në Evropë. Ajo çfarë është më e dhimbshme janë krimet e kryera ndaj njerëzve, ku janë rreth 13 mijë popullatë civile që janë vrarë nga forcat serbe, dhe qysh nga foshnjat gjashtë muajshe e deri tek të moshuarit. Krimet janë edhe të aspekteve tjera si morale, etike dhe sidomos dhunimet si mjet i luftës ndaj grave shqiptare”, ka thënë Salihu.

“Por edhe dëmet materiale që kanë kryer, ku llogariten përafërsisht se janë djegë dhe shkatërruar rreth 100 mijë shtëpi dhe objekte private të shqiptarëve të Kosovës dhe mbi 100 xhami të fesë islame. Ka disa aspekte të kompensimit të këtyre dëmeve, por njerëzit e vrarë nuk mund të kompensohen, por një lloj kompensimi është ulja e kokës së palës serbe dhe kërkimfalja ku siç e dini ata jo vetëm që nuk kërkojnë falje, por mundohen që shqiptarët t’i fajësojnë”, ka shtuar ai.

Kurse Kryetari i organizatës joqeveritare “Ngritja e Zërit” Jahir Bejta ka thënë se përkundër punës 13 vjeçare nuk po gjejnë akoma përkrahje nga institucionet për ekonominë e shkatërruar dhe dëmet materiale që Serbia i ka shkaktuar Kosovës.

“Po organizata jonë është duke punuar që 13 vite punë profesionale në cilësinë e avokatit dhe mjerisht deri më tani nuk jena përkrahur. Nëse i mbledhim 13 mijë martirë të masakruar atëherë flasim edhe për ekonominë e shkatërruar ku mbi 130 mijë punëtorë të dëbuar nga vendet e punës që kanë konstatuar se padrejtësisht janë larguar nga puna dhe shumë shtëpi të rrënuara që flasin për shifra miliardëshe, ku faktuarën që kam hasur nga pala serbe sa pretendon që na i kemi dëm i cili është 224 miliardë dollarë amerikanë. Fatkeqësisht institucionet kanë bërë shumë pak, tash qeveria e re ka iniciuar prapë koncept dokumentin për gjendjen e institutit për krime lufte, por që duhet të shohim se deri ku ka shkuar ky proces”.Ai përmend edhe çështjen e padive, ku mbi 100 dosje që kanë kaluar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe të gjitha u janë refuzuar, që sipas tij, janë në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka thënë ai.

“Për çështjen e padive nuk kemi se çfarë të themi, sepse kemi një shprehi fatkeqësisht dhe mjerisht jo të mirë, duke u hedhur me besimin mbi procedurën kontestimore dhe në kundërshtim me Konventën Evropiane për liri dhe të Drejtat e Njeriut. Kemi mbi 100 dosje që kanë kaluar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe të gjitha refuzohen, por ne jemi në siklet se nga t’ia mbajmë, dhe jemi në përpjekje që të gjejmë module më të mira për të vazhduar punën dhe përcjelljen e dosjeve”, ka përfunduarBejta.

Në një intervistë me shkrim ka folur për Ekonomia Online edhe ish-ministrja për Dialog Edita Tahiri e cila ka thënë se dokumenti i dorëzuar nga vet ajo vite më parë flet pikërisht qartazi për reparacionet e luftës.

Ajo e thekson si shumë të rëndësishme normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në mënyrë që të normalizohen plotësisht marrëdhëniet ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të mbyllet kapitulli i armiqësive, dialogu i Brukselit duhet të vazhdojë me ndërmjetësimin dhe ndihmën e BE dhe ShBA-së, duke e respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, interesat tona kombëtare, Rezolutat e Kuvendit të Kosovës dhe qëllimet tona të integrimit Evropian dhe Euro-Atlantik. Andaj ky dokument u shërben qeverisë aktuale”, ka thënë ajo.

Sipas aj, parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e një fqinjësie së mirë midis shteteve që kanë histori të luftës dhe agresionit serb kanë një rëndësi tejet të madhe dhe që duhen argumentuar vazhdimisht.

“Parimet kryesore të dialogut të Brukselit bazohen në të drejtën ndërkombëtare dhe standardet evropiane për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë midis shteteve që kanë një histori të luftës të shkaktuar nga agresioni serb në Kosovë dhe shtypjes dhe gjenocidit të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës, në rrethanat e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe lindja e shtatë shteteve të reja”, ka thënë Tahiri./EO/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

23 November, 2025
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

23 November, 2025
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

23 November, 2025
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result