Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një mesazh në profilin e tij në Tëitter t, e cilësoi si një fitore historike ratifikimin nga Parlamenti grek të Marrëveshjes së Prespës, që do të ndryshojë emrin e këtij vendi në Maqedonia e Veriut dhe do t’i japë fund një mosmarrëveshje diplomatike prej disa dekadash mes dy vendeve.
“Përgëzime miku im Cipras, së bashku me popujt tanë ne arritëm një fitore historike. Rroftë Marrëveshja e Prespës! Për një paqe të përjetshme dhe progres për Ballkanin dhe drejt Evropës”, shkruan Zaev.