Policia britanike ka nisur hetime të hënën lidhur me abuzimin racist të tre lojtarëve që dështuan të shënojnë penalltitë për Anglinë në humbjen nga Italia në finale të Evropianit.
Policia e ka vlerësuar të papranueshëm abuzimin ndaj Marcus Rashfordit, Jadon Sanchos dhe Bukayo Sakas dhe tha se do të hetojë postimet ofenduese dhe raciste në rrjetet sociale, të publikuara pasi Italia fitoi finalen, të dielën. Një mural i Rashfordit në murin e një kafeneje në Manchester u dëmtua po ashtu me grafitë fyes.
Abuzimet raciste, që janë quajtur të pafalshme nga selektori Gareth Southgate, kanë bërë që të ketë thirrje ndaj kompanive të mediave sociale, si “Facebook” e “Twitter” që të bëjnë më shumë në kërkim të autorëve të abuzimit.
Të tre lojtarët që ishin viktimë e abuzimeve janë pjesë e ekipit të ri të Anglisë që mori lëvdata të shumta për diversitetin dhe ndërgjegjen sociale. Rashford madje ka udhëhequr një kampanjë që është vlerësuar shumë lartë.
Ka pasur shumë reagime të hënën lidhur me fyerjet raciste ndaj lojtarëve anglezë.