Prishtina ndalet në Champions, vazhdon në Ligën e Konferencës

albnews
By
1 Min Read

Kampionia e Kosovës, Prishtina, nuk ka mundur të shkojë më larg se në raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Pasi e humbi 3:0 ndeshjen në Budapest, Prishtina u mposht edhe të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Rezultati në fund ishte 3:1. Reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni shënoi të tre golat për kampionin hungarez.

Mendurim Hoti shënoi golin e vetëm për Prishtinën.

Tani Prishtina zhvendoset në Ligën e Konferencës. Do të vazhdojë në raundin e dytë të garës së nivelit të tretë evropian. Takohet me Connah’s Quay Nomads të Uellsit apo Alashkertin e Armenisë.

Share This Article