Artistë britanikë dhe shqiptarë, skicojnë realitete vizionare mbi ishullin e ndaluar të Sazanit.
Zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Jason Ivory dhe Drejtori i British Council Albania Angus Bjarnason përuruan ekspozitën “Ishulli i Gjembave”, hapur tek “Galeria e Bregdetit” në Radhimë, bëri të ditur ambasada britanike në Tiranë.
Veprat e 10 artistëve britanikë dhe ballkanas eksplorojnë subjekte të lëna pas dorë dhe përherë e më akute, si mjedisi, ekologjia, ndryshimet klimatike, kolonizimi dhe qëndrueshmëria.
Kjo nismë është ankoruar në vetëdijesimin e shtuar të rolit përherë e më të rëndësishëm që hapësirat artistike kanë në komunitetet tona, duke e përdorur artin si një mjet elokuent për ndryshim shoqëror.
Ekspozita është e hapur deri më 8 gusht 2021./ASH/