Muhamet Ramadani, kampion i Evropës në atletikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Atleti mitrovicas, Muhamet Ramadani ka arritur sukses të madh të enjten. Ai ka fituar medaljen e artë në Evropianin U20 që po mbahet në Tallin të Estonisë.

Ramadani kishte hedhjen më të mirë të gjyles 6 kilogramë prej 19.92 metra. Këtë rezultat e arriti në hedhjen e gjashtë. Në hedhjen e parë kishte rezultat prej 19.80 metra. Më pas kishte një dështim, hedhje prej 19.78 metra dhe në hedhjen e katërt sërish kaloi vijën. Në hedhjen e pestë arriti rezultatin prej 19.90 metra. Dhe në hedhjen e fundit e theu sërish rekordin personal dhe të Kosovës për U20, me hedhje prej 19.92 metra.

Ramadani ka pasur disa tituj të Ballkanit për grupmoshat e reja dhe tani ka shtrirë dominimin edhe në Evropë.

Është ky suksesi më i madh i atletikës kosovare deri më tani. Ndërkohë Ramadani ka dëshmuar se potenciali i tij është shumë i madh.

I dyti ishte Ilya Misouski me rezultatin më të mirë prej 19.49 metra. Gjermani Claudio Sotessel fitoi të bronztën me rezultat 19.43 metra. Ramadanit i ka takuar medalja e parë në Evropianin U20.

Share This Article