Kulla e Eiffelit u rihap të premten për vizitorë pas tetë muajve mbylljeje për shkak të pandemisë së koronavirusit, që ishte mbyllja e saj më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në kohën kur ora matëse në kullë shënoi zëroi, nga vizitorët pati duartrokitje dhe zëra gazmorë përderisa po prisnin në radhë për t’u futur në njërin prej objekteve më të famshme në botë.
Për shkak të shqetësimeve rreth përhapjes së koronavirusit, maskat mbeten të detyrueshme për personat mbi moshën 11-vjeçare dhe në secilin ashensor mund të futen përgjysmë më pak njerëz sesa transportoheshin në kohë normale.
Nga 21 korriku, vizitorëve do t’u kërkohet edhe e ashtuquajtura pasaportë shëndetësore, e lëshuar nga qeveria franceze, për të dëshmuar se ose janë të vaksinuar, ose kanë test negativ për Covid-19, shkruan Reuters.