“Koha Jonë” shton se përballë Veliajt, Meta do të garojë siç edhe njihet, si “Luan i Politikës”.
Gazeta “Koha Jonë” e Nikoll Lesit ka publikuar sot një shkrim ku nisur nga vendimi që Gjykata Kushtetuese do të marrë në vjeshtë për zgjedhjet lokale të 2019, shprehet se gjykata do ti rrëzojë dhe do të zhvillohen zgjedhje të reja. Gazeta ka shkuar edhe më tej me “parashikimin” kur thotë se kandidati i opozitës së bashkuar në Tiranë do të jetë Ilir Meta. “Koha Jonë” shton se përballë Veliajt, Meta do të garojë siç edhe njihet, si “Luan i Politikës”.
“Në Tiranë do kemi supër përballje sapo të vendos gjykata kushtetuese. Përballë Erion Veliajt do jetë një kandidaturë e fortë, ku flitet se do të kandidojë vetë Ilir Meta. Natyrisht pasi fiton në gjykatën kushtetuese mos shkarkimin, sepse në të vertetë nuk ka asnjë shkelje kushtetuese. Dhe jep dorëheqjen si president e direkt në fushatë për Bashkinë e kryeqytetit.
Këtë kandidim, sipas burimeve, Meta ia ka kërkuar LULZIM BASHES, pra që të jetë kandidaturë e krejt Opozitës. Në të kundërt, LSI-ja do t’i verë kandidatët e saj në çdo bashki dhe praktikisht PD-ja nuk merr as Shkodrën. Nga kjo matematikë zgjedhore Ilir Meta e ka mbyllur për Tiranën kandidimin në emër të Opozitës.
Atëhere përballja Ilir Meta me Erion Veliajn do jetë epokale. Dhe si rregull fiton Luani i politikës! Dihet se kush është Luani, në këtë rast”, shkruan Koha Jonë.
Shkrimi lidhet me vendimin që Gjykata Kushtetuese mori dje për ti dërguar 3 pyetje Komisionit të Venecias ku i kërkoi interpretim për 3 pika. Gjykata Kushtetuese pyet Venecias se kush ka më shumë rëndësi në një situatë ku dy parime, dhe periodiciteti i zgjedhjeve edhe pluralizmi politik cënojnë njëri-tjetrin. GJK pyet edhe nëse sjellja e partive ka ndikuar tek e drejta e votuesve për të zgjedhur.