Nëntë raste pozitive me Covid-19 te Spezia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përhapja e COVID-19 te klubi i Spezias vazhdon të zgjerohet, pasi klubi njoftoi edhe dy raste pozitive së fundmi.

Njoftimi i shtatë rasteve pozitive në grupin e ekipit, gjashtë lojtarë dhe një anëtar të stafit, u pasua nga një njoftim i ri për shtyp që konfirmonte raste të mëtejshme.

“Spezia njofton se raundi i fundit i testimeve i kryer nga grupi i ekipit ktheu dy raste pozitive me COVID-19”, shkroi klubi në një deklaratë.

“Klubi, pasi kishte pezulluar aktivitetin dje pasdite dhe këtë mëngjes, mori autorizimin nga autoritetet lokale shëndetësore të Bolzanos për të kryer seanca trajnimi individuale pasdite. Grupi i ekipit do të mbetet i izoluar, duke ndjekur procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”, thuhet tutje në njoftim.

Share This Article