Britania e Madhe pritet të hyjë në recesion ekonomik në rast të një Brexit pa marrëveshje, njoftoi Zyra e Përgjegjësisë Buxhetore (OBR) në parashikimet e saj ekonomike të publikuara sot.
“Britania e Madhe do të hyjë në recesion në tremujorin e katërt të vitit 2019, për një vit. PBB-ja do të bjerë me 2,1%”, shpjegon raporti i OBR-së, instituti zyrtar britanik i ngarkuar me parashikimet ekonomike dhe buxhetore.
Dy kandidatët për kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe Jeremy Hunt, nuk e kanë përjashtuar mundësinë për një largim pa marrëveshje të Londrës nga BE-ja.