Skuadra e Prishtinës arrin në Manchester

albnews
By
1 Min Read

Ekspedita e klubit të Prishtinës para një ore ka mbërritur në Aeroportin e Manchesterit në Britani.

‘Bardhekaltërit’ nesër do ta luajnë duelin kthyes ndaj kampionit të Uellsit, Connah’s Quay Nomads.

Sfida e parë e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kishte përfunduar me rezultat 4-1 në favor të Prishtinës.

Ndeshja kthyese mes Connah’s Quay Nomads dhe Prishtinës do të luhet të enjten nga ora 20:00 në “Deeside Stadium”.

Para kësaj përballje kryeqytetasit sonte nga ora 20:00 do ta zhvillojnë seancën e fundit stërvitore.

https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/310865344012805
Share This Article