Fitoi në lotari, por kishte harruar të kontrolloj numrat në tiketë – gruaja në Gjermani për javë të tërë i kishte “bartur” në çantë 33 milionë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesit e lotarisë kanë zbuluar se një grua në Gjermani për javë të tërë kishte bartur në çantën e saj tiketën fituese, por se nuk e kishte ditur që vlenë rreth 33 milionë euro (39 milionë dollarë), shkruan AP.

Siç kanë bërë të ditur të enjten, 45-vjeçarja është e vetmja fituese pas tërheqjes së numrave gjatë 9 korrikut dhe ka pasur shtatë numra të saktë në tiketën e saj të lotarisë gjermane.

“Ende më sillet nëpër kokë kur mendoj që për disa javë i kam bartur rreth 33 milionë euro në çantë”, ka thënë ajo pasi kuptoi se është fituesja e vetme.

Nëna e një djali kishte zgjedhur rastësisht numrat në tiketën e lotarisë që e bleu për një euro e njëzet centë – duke theksuar se planifikon të luaj sërish.

Share This Article