Karaburuni vazhdon të digjet prej një jave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këto janë pamjet që vijnë nga gadishulli i Karaburunit ditën e sotme, ku prej më shumë se 1 javë zona po digjet nga flakët.

Ashtu sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, zjarri nuk ka kursye asgjë në rrugën duke djegur hektarë të tërë shkurre e bimë.

Ndërkohë, edhe pse me vonesë, në shërbim për fikjen e zjarrit është vënë një helikopter i Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, në një dalje ditën e sotme Peleshi e ka konsideruar një operacion të realizuar me sukses shuarjen e zjarreve, pasi sipas tij, nuk ka pasur humbje jete, ndryshe nga vendet fqinje.

Peleshi bëri me dije se helikopteri ka hedhur ditën e sotme mbi 300 mijë litra ujë për të neutralizuar vatrat e ndryshme të zjarrit në Karaburun, por për shkak të temperaturave të larta, relievit të vështirë dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin e shuarjes së zjarri. 

Pamjet nga ajri/ Karaburuni vazhdon të digjet prej një jave, zjarri
Pamjet nga ajri/ Karaburuni vazhdon të digjet prej një jave, zjarri
Share This Article