Agjensia e lajmeve “Fars News” ka publikuar pamjet e kapjes së cisternës Britanike “Sterno Impero” në ngushticën e Hormuzit nga forcat ushtarake të Iranit.
Në pamjet e publikuara nga media e cila është afër Gardës Revolucionare të Iranit, duket se si ushtarët zbarkojnë në cisternë nëpërmjet helikopterit dhe marrin kontrollin e saj.
Sekretari i Jashtëm Britanik, Jeremy Hunt i ka kërkuar Iranit të ndërpresë menjëherë këtë aktivitet të “paligjshëm”. Kjo sipas tij ngre pyetje shumë serioze për sigurinë e anijeve britanike dhe ndërkombëtare në ngushticën e Hormuzit.
Teherani tha se anija ishte “shkelje e rregullave ndërkombëtare detare”.
Duke folur pas një telefonate me homologun e tij iranian, zoti Hunt tha se Irani e shihte këtë si një “kundërpërgjigje” pas ndalimit të një cisterne iraniane në Gjibraltar.
Por ai tha se asgjë nuk i lidh të dyja ngjarjet me njëra – tjetrën,
Pronarët e “Steno Impero” thanë se donin akses në portin e Bandar Abbas për 23 anëtarët e ekuipazhit, të cilët ata thanë se janë në shëndet të mirë.