Ardhja e artistit të njohur boshnjak, Goran Bregoviç, në Shqipëri gjegjësisht në festivalin ‘Festa e birrës’ në Korçë ka ngjallur reagime të shumta te publiku e po ashtu edhe te artistët shqiptarë.
Komentet gjatë këtyre ditëve kanë qenë nga më të ndryshmet, gjersa një të tillë e ka bërë së fundmi edhe reperi Noizy.
Ai ka thënë se performance e tij duhet të anulohet ose përndryshe do të nxisë fansat me birra kokës, siç kishte nxitur ai luftën në Kosovë.
Noizy (Foto: Instagram)
Noizy tutje ka shtuar se më mirë do të ishte të thërrisnin Dua Lipa, e cila po qëndron prej disa ditësh në Shqipëri.
“Bashkia Korçës ç’ne ai këngëtar për festën e Birrës? Kush e njeh atë në Korçë? Anulojeni. Anulojeni atë, ose unë do nxis fansat. Ashtu siç nxiti ai në Luftën e Kosovës. Shishe birra kokës. Çuna e dini vet ju”.
“Dua Lipa është këtej. Plus e njeh gjithë bota. Thirreni atë”, kanë qenë fjalët e reperit shqiptar.
Noizy (Foto: Instagram)
Kjo nuk është hera e parë për Bregoviç, ai në 2006 ishte në Shqipëri dhe u dekorua me Çelësin e Tiranës nga kryetari i asaj kohe, kryeministri i tanishëm Edi Rama.
