Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar, duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.
Postimi i Metës në Facebook:
Nëntë vite
më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së
Kosovës🇽🇰, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar,
duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës🇽🇰 në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.
Ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim
ndaj sakrificave sublime të të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit
etnik dhe nuk bënë asnjë kompromis me të drejtën e patjetërsueshme të
qytetarëve të Kosovës🇽🇰, për të jetuar të lirë dhe në paqe si të gjithë europianët e
tjerë.
Ishtë kënaqësi për mua ta përjetoja këtë moment historik si
Ministër i Jashtëm, asokohe i një qeverie që bëri më të mirën për të forcuar
pozitën ndërkombëtare të Kosovës🇽🇰.
Kosova🇽🇰 si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i
pakthyeshëm që ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në
rajonin tonë.