ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual 41 minutes ago
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit 44 minutes ago
Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër 48 minutes ago
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike 52 minutes ago
A mund t’i fitojë vërtet Nigel Farage zgjedhjet e ardhshme? Ja çfarë thonë sondazhet 56 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Pollo i reagon Ramës: Gjermania nuk ka asnjë lidhje me ‘Ballkanin e Hapur’

albnews by albnews
12 August, 2021
in Albania
0
Hapja e negociatave, Pollo: Në qershor nuk ka vendim për Shqipërinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo i është përgjigjur kreut të qeverisë Edi Rama pas deklaratës së tij se Gjermania  mbështet të ashtuquajturin “Ballkani i Hapur”.

Ndër të tjera Pollo shkruan se zëdhënësi i kancelares Merkel, është qartazi në përkrahje të plotë të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR) dhe nuk ka asnjë lidhje fizike, organike, funksionale apo organizative me Minishengenin e Ballkanin Hapur.

RelatedPosts

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, reagon Veliaj: Dekreti presidencial është antikushtetues, mandati nuk është personal

Parlamenti grek mbështet babanë shqiptar në grevën e urisë për drejtësi ndaj të birit

U kap në një shtëpi me kanabis dhe armë të ftohta, i riu shqiptar i shpëton burgut në Britani

Më tej Pollo shkruan se në TPR marrin pjesë të tërë shtetet e Ballkanit Perëndimor përfshi Kosovën ndërsa në Minishengen kemi vetëm trojkën Vuçiç, Zaev e Rama.

Postimi i plotë:

Shprehja “ti lësh tjetrit kopilin në derë” nënkupton një veprim të bërë fshehurazi nga dikush dhe që do të shkaktoje më së paku surprizën e të zotit të shtëpisë.

Elementi fshehurazi mungon në deklaratën (cicërimë në tëitter) e Edi Ramës se qeveria gjermane përkrahu nismën e tij bashkë me  Vuçiçin e Zaevin të riquajtur Ballkan i Hapur (deri dje Minishengeni).

Në fakt deklarata e zotit Seibert, zëdhënës i kancelares Merkel, është qartazi në përkrahje të plotë të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR), një produkt i Procesit të Berlinit i nismuar para disa vitesh po nga zonja Merkel. TPR nuk ka asnjë lidhje fizike, organike, funksionale apo organizative me Minishengenin e Ballkanin Hapur. Në TPR marrin pjesë të tërë shtetet e Ballkanit Perëndimor përfshi Kosovën. Në Minishengen kemi vetëm trojkën Vuçiç, Zaev e Rama.

E megjithatë Rama nuk e ka për zor të thotë se qeveria gjermane mbështet Minishengenin. Dhe t’i gjejë kështu kopilit të tij një baba të madh e të kamur.

Ah po! Dy nismat kanë  diçka të përbashkët: edhe trojka udhëheqëse e Minishengenit, ashtu si dhe TPR, i referohet katër lirive europiane. Si t’i thuash tjetrit se meqë foshnja ka dy duar e dy këmbë atëhere është e jotja.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

2 October, 2025
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

2 October, 2025
Sadiq Khan i “neveritur” nga sjellja e oficerëve të Met

Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër

2 October, 2025
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

2 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result