Mbyllja e pjesshme e njërit prej porteve më të mëdha të Kinës për shkak të koronavirusit ka shkatuar shqetësime të reja rreth ndikimit të kësaj mase në tregtinë botërore.
Shërbimet u ndërprenë të mërkurën në një terminal të portit Ningbo-Zhoushan, pasi një punëtor u vërtetua të jetë infektuar me variantin Delta të Covid-19.
Ningbo-Zhoushan, në pjesën lindore të Kinës, është porti i tretë më i ngarkuar i mallrave në botë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Vendimi i Kinës erdhi në kohën kur kostoja e transportit nga Kina dhe Azia Juglindore drejt bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara tashmë ka arritur në nivel rekord.
Nëse terminali i këtij porti mbahet i mbyllur për një periudhë më të gjatë, kjo do të mund të kishte ndikim jashtëzakonisht të madh në ekonominë botërore.
Mbyllja e portit ndodhi në kohën kur tregtia botërore është zakonisht më e dendur në pjesën e dytë të vitit, pasi bizneset në Evropë dhe në Amerikën Veriore përgatiten për shtimin e shitjeve para Krishtlindjeve dhe festave të tjera.