Mauritania, Mali i Zi, Nauru, Holanda, Zelanda e Re, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Palau, Panamaja, Paraguai, Polonia, Portugalia, Katari, Republika e Koresë, Republika e Qipros, Rumania, Sierra Leone, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Surinami, Suedia, Togo, Tonga, Uganda, Britania e Madhe, Ukraina dhe Jemeni.
“Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë, ne mbështesim, po punojmë për të siguruar dhe po u bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë dhe lehtësojnë largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi. Ata që kanë pushtetin dhe autoritetin në të gjithë Afganistanin mbajnë përgjegjësi dhe llogari për mbrojtjen e jetës dhe pronës si edhe për rivendosjen e menjëhershme të sigurisë dhe rendit.
Afganët dhe qytetarët e huaj që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë; rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të jenë të hapura, ndërkohë që duhet të ruhet edhe qetësia.
Populli afgan meriton të jetojë i sigurt dhe me dinjitet. Ne si bashkësi ndërkombëtare jemi gati t’i ndihmojmë ata”, thuhet në deklaratë.