Pylli nënujor spektakolar në Mesdhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pyll spektakolar i projektuar në thellësi të plazhit Pernera në Ayia Napa, Qipro është prezantuar së fundmi.

Ky projekt i përbërë nga 93 skulptura ka kushtuar 1 milion euro. Autori, Jason deCaires Taylor, i cili ka bërë edhe punime të tjera nënujore në Meksikë dhe Grenada, thotë se objektivi i tij është të rikthejë në qendër të vëmendjes rindërtimin e hapësirave natyrore.

Disa nga skulpturat e tij peshojnë deri në 13 tonë dhe pas vetëm pak javësh që janë vendosur aty, kanë filluar të rrethohen nga algat e para. Taylor shpreson që në të ardhmen, e gjithë zona të “pyllëzohet” me bimësi nënujore. “Kjo është shumë inkurajuese, do ta vizitoj herë pas herë vendin për të parë se si do të ketë lulëzuar jeta detare”, tregon ai për CNN.

Puna për ndërtimin e pyllit nisi në mars 2020, por përurimi u shty për shkak të pandemisë. “Zgjodhëm kohën më të papërshtatshme, ishte një sfidë e vërtetë realizimi i këtij projekti”.

Muzeu nis në tokë, me hyrjen kryesore në plazhin Pernera, ndërsa një shteg i vendosur mbi një platformë pluskuese të çon nën ujë për të parë skulpturat e zhytura.

Share This Article