ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave 4 hours ago
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez 4 hours ago
Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

27 të vdekur e mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19 për një javë

albnews by albnews
19 August, 2021
in Kosova
0
1.324 raste aktive me koronavirus në Prishtinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Situatë alarmante me COVID-19 po përjeton Kosova ditëve të fundit. 27 persona kanë humbur betejën me COVID-19 për shtatë ditë, në javën që vazhdimisht shfaqi shifra rekorde të rasteve ditore. Saktësisht 10 mijë e 445 raste të reja pozitive u regjistruan për shtatë ditë.

E enjte, sot, ishte dita më e rëndë me raste të reja. U regjistruan rekord 2236 raste, ndërsa pati tetë vdekje, në ditën që është më e rënda për numrin e vdekjeve ditore që nga mesi i muajit maj.

RelatedPosts

Osmani takohet me një delegacion të Kongresit Amerikan

Sekuestrohen 300 kilogramë eksploziv në Vërmicë

Stacionet e boshatisura, Prishtina sot pa transport publik

Tri ditët e fundit paraqesin treditëshin më të rëndë që nga fillimi i pandemisë. Në vetëm 72 orë janë regjistruar plot 6111 raste të reja me COVID-19. Në këto tri ditë vdiqën 17 persona.

Në vetëm 19 ditët e para të muajit gusht janë regjistruar 37 vdekje. Kjo shifër tejkalon numrin e vdekjeve që u regjistruan në muajt qershor e korrik bashkë.

Me shifrat alarmante të kësaj jave numri i rasteve aktive ka mbërritur në 14 mijë e 249. Numri i rasteve aktive që është sot, në krahasim me një muaj më herët, paraqet rritje prej 137 herë. Më 19 korrik ishin 104 raste aktive me COVID-19.

Sa i përket komunave, Prishtina prin me 2760 raste aktive, sipas uebfaqes së Ministrisë së Shëndetësisë.

Javët e fundit janë regjistruar vlera të larta edhe të infektimit të fëmijëve. Sot nga 2236 rastet e reja, 37 ishin të grupmoshës deri nëntë vjeç.

Rritja e rasteve ka bërë që spitalet dhe klinikat në vend të mbushen me pacientë me COVID-19. Në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, sipas raportit ditor të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, janë 527 pacientë të konfirmuar COVID-19 pozitivë. Nga ta 470 janë në oksigjenoterapi, ndërsa 26 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shifrat e larta kanë bërë që Qeveria të marrë masa të reja, duke mbyllur nga nesër klubet e natës dhe duke ndaluar organizimin e ahengjeve.

Krahas shifrave rekorde, në gusht ka pasur ngritje të madhe edhe të vaksinimeve ditore. Mbi 662 mijë doza të vaksinave anti-COVID janë administruar deri tash. Rreth 227 mijë qytetarë tashmë i kanë marrë të dy dozat, ndërsa 210 mijë nga një. Java e fundit ka regjistruar çdo ditë rreth 20 mijë vaksinime.

Në shifra totale, që nga fillimi i pandemisë e deri tash në Kosovë janë regjistruar të infektuar 123 mijë e 98 qytetarë. Prej tyre 2303 kanë humbur jetën. Në përqindje kjo nënkupton që 1.87 për qind e të infektuarve kanë vdekur. Nga 123 mijë të infektuarit janë shëruar 106 mijë e 546 persona.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

24 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

24 November, 2025
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

24 November, 2025
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result