Një pjesë e Shteteve te Bashkuara të Amerikës pritet të përjetojë një fenomen të rrezikshëm të motit.
Një valë e rrallë dhe rekord e nxehtësisë detare mund të ndikojë tek njerëzit dhe krijesat e detit përgjatë bregdetit të Kalifornisë.
Shkencëtarët thonë se ajo mund të ketë pasoja të gjera dhe afatgjata. Ata paralajmërojnë se ndryshimi i kushteve klimatike bregdetare mund të detyrojë speciet detare të zhvendosen në zona të pazakonta.
Për njerëzit, parashikuesit thonë se kjo valë nxehtësie mund të rrisë temperaturat dhe të intensifikojë reshjet.

