Bullgaria riforcon masat pas rritjes së rasteve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
FILE PHOTO: Workers disinfect an escalator in Serdika metro station, following the outbreak of the coronavirus disease (COVID-19), Sofia, Bulgaria, April 8, 2020. REUTERS/Stoyan Nenov

Nga sot në Bullgari hyjnë në fuqi masa të reja detyruese antiCovid-19, pasi numri i infeksioneve gjatë ditëve të fudnit ka pasur një prirje rritëse.

Prania e klientëve në restorante dhe e spektatorëve në garat sportive kufizohen në 50% të kapaciteteve respektive.

Megjithatë, restorantet mund të funksionojnë me kapacitet të plotë personeli dhe me klientë të vaksinuar, ata e kanë kaluar këtë sëmundje ose ata që kanë një tampon negativ PCR, të kryer në 72 orët e fundit.

Administrata publike do të duhet ta organizojë punën në distancë për të paktën gjysmën e stafit dhe orari i fillimit të punës do të variojë nga ora 07:00 deri në orën 10:00.

Edhe kompanitë private rekomandohen që ta organizojnë punën në distancë në 50% të stafit.

Në 24 orët e fundit në Bullgari (pak më shumë se shtatë milionë banorë) kishte 1 371 infeksione me koronavirus ose rreth 6,5% të 20 952 testeve diagnostike të kryera.

Share This Article