Talebanët qëllojnë një civil gjerman rrugës për në aeroportin e Kabulit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shtetas gjerman është qëlluar ndërsa po përpiqej të arrinte në aeroportin e Kabulit.

BBC raporton se sipas një zëdhënëseje të qeverisë gjermane, civili do të evakuohet së shpejti. “Atij po i jepet kujdes mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, tha ajo.

Në ambientit e jashtme të aeroportit vazhdojnë të ketë grupe të mëdha njerëzish ndërkohë që talebanët po pengojnë qytetarët të largohen nga vendi.

Agjencia gjermane e shtypit DPA citon një mesazh nga ambasada gjermane për këdo që përpiqet të hipë në një fluturim, duke paralajmëruar konfuzion dhe incidente të mundshme të armatosura te porta e aeroportit të Kabulit.

“Qasja në aeroport është për momentin e mundur, por ndërkohë portat mund të bllokohen nga momenti në moment se shumë njerëz po përpiqen të largohen me familjet e tyre,” thuhet në mesazh.

Qindra gjermanë ende raportohet të jenë në Afganistan dhe ushtria po planifikon të dërgojë dy helikopterë në kryeqytet për të kryer evakuimin e tyre.

Share This Article