Çfarë biseduan për 30 minuta kryeministri grek dhe Erdogan?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilluan këtë të premte një bisede telefonike.

Sipas mediave greke, ata biseduan për zhvillimet në Afganistan dhe për presionet e mundshme për pranimin e emigrantëve, duke qenë se si Greqia ashtu edhe Turqia përballen me të njëjtat sfida.

Gjatë telefonatës që zgjati rreth 30 minuta, dy liderët ranë dakord për të mbështetur vendet fqinje të Afganistanit, në mënyrë që afganët të qëndrojnë sa shumë të jetë e mundur pranë shtëpive të tyre.

Në fund mësohet se Mitsotakis dhe Erdogan biseduan edhe për krizën klimatike dhe në veçanti zjarret e shumta që përfshinë të dy këto shtete përgjatë muajve të fundit duke e vënë theksin tek fakti se është një sfidë që i përket të gjitha vendeve të Mesdheut.

Share This Article