“Vdekja” e fshatrave dhe vendbanimeve në Serbi po shihet si një problem i madh
Ministri i ngarkuar për zhvillim regjional dhe koordinim të ndërmarrjeve publike Milan Krkobabiq ka theksuar se vdekja e fshatrave dhe vendbanimeve është një problem i madh.
Krkobabiq ka theksuar se në 1200 vendbanime në Serbi sot nuk ka asnjë banor, ndërkohë që në 550 vendbanime mund të gjenden deri 100 banorë.
Sipas tij krijimi i kooperativave ku njerëzit mund të sigurojnë ekzistencën është vetëm fillimi. “Duhet të bashkojmë parcelat e vogla dhe të mbështesim prodhuesit e mallrave”, ka thënë Krkobabiq duke shtuar se po ashtu duhet siguruar banimi, shëndetësia, shkolla, posta edhe gjërat tjera elementare.