Talibanët, në kontroll të Afganistanit, kërkojnë të vendosin marrëdhënie të mira ekonomike dhe diplomatike me Kinën.
Konfirmimi ka ardhur nga zëdhënësi i grupit militant, Zabihullah Muxhahid, i pyetur nga mediat e Pekinit. Megjithatë, Talibanët janë shprehur të hapur për të vendosur marrëdhënie të mira diplomatike edhe me të gjitha vendet e botës.
Duke folur për politikën e jashtme, zëdhënësi Muxhahid iu drejtua kryesisht shteteve që militantët i konsiderojnë mike që t’i kontaktojnë.
Në konferencën e dytë për shtyp, që prej marrjes së kontrollit të Kabulit më 15 gusht, talibanët konfirmuan se nuk do të lejojnë më afganët të largohen nga vendi. Gjithashtu garantojnë se militantët nuk do të hyjnë në asnjë ambasadë të huaj në Kabul.