Për mediat e ndryshme në vend disa prej tyre janë shprehur se janë pritur mirë e se ndihen më të të sigurtë.
Afganët ndodhen tashmë të akomoduar në godinat e ‘Qytet Studentit’ në Tiranë. Për mediat e ndryshme në vend disa prej tyre janë shprehur se janë pritur mirë e se ndihen më të sigurtë. Një prej tyre tha se është në profesion gazetar.
‘Gazetar njësoj si ju. Plani ynë është të rrimë këtu disa ditë e më pas të shkojmë në vendet e tjera.- tha afgani për ‘Balkanweb’.
154 qytetarë afganë mbërritën gjatë natës së kaluar në Shqipëri, në dy fluturime: 95 nga Kabuli në ora 22.45, ku u pritën nga ministrja Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim dhe 59 persona nga Doha në ora 1 pas mesnate, në pritjen e të cilëve mori pjesë edhe kryeministri Rama.