ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë 6 hours ago
Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi 7 hours ago
Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi 7 hours ago
“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë 7 hours ago
Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Haradinaj për Ramën: Është vëllai im, edhe mund të ketë pasur tejkalime në komunikim

albnews by albnews
28 August, 2021
in Albania, Kosova
0
Haradinaj për Ramën: Është vëllai im, edhe mund të ketë pasur tejkalime në komunikim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Është komentuar shumë se çfarë ndodhi në të vërtetë në takimin e Berlinit, ku është thënë se pati një debat të ashpër midis ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Por a janë thënë vërtetë, çfarë ndodhi në Berlin?

“Jo, jo, nuk praktikohet një gjuhë e tillë me ata udhëheqës. Në biseda të ndërsjella me kryeministrin ose me ndonjë edhe mund të kem tejkaluar ndonjë komunikim, mund ta kem bërë, se njerëz jemi, nëse debatojmë. Por nuk kanë qenë pjesë e diskutimit me takime zyrtare, komunikimeve zyrtare me palë zyrtare” tha Haradinaj.

RelatedPosts

Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

“Unë besoj që do të tregoj respekt, nuk jam njeri i parespektueshëm në komunikim. Edhe nëse përdor një gjuhë apo një qasje, mund të kem arsyet e duhura, nuk e bëj rastësi apo koicidencë, po nëse rrethanat më krijohen të tilla, po” tha ai.

Haradinaj pohon se nuk flet me kryeministrin e Shqipërisë, megjithatë e konsideron vëlla shqiptar, si konsideron çdo kryeministër të këtij vendi.

“Unë ka një kohë që nuk kam pas as takim, as diskutime dhe ndonjë temë të hapur me kryeministrin (Rama). Jam në opozitë prej një vit e ca. Jam me disa detyra të natyrave të tjera. E pashë se ai e kishte ndërlidhur në një rast, përvojën gjatë kohës që unë isha kryeministër, të komunikimeve të atëhershme, m’u duk e paarsyeshme. Kanë kaluar edhe kohë që atëherë, janë tema dhe rrethana të tjera.

E vërteta është që unë kam bërë kujdes në komunikim me të gjitha palët, njihem për një qasje të respektueshme me palët edhe kur nuk pajtoj. Por detyra ime në bazë të Kushtetutës së Kosovës është që të mbroja territorin, sovranitetin dhe interesat e Kosovës” tha ai në “ABC”.

Por kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Shqipërinë, a është normale të të vazhdohet të mos ketë komunikim me kryeministrin e Shqipërisë?

“Nuk kam komunikim, por kam me mjaft zyrtarë të Shqipërisë, PS, PD, LSI dhe s’i ndaj kurrë njerëzit në parti. Nuk na lidh diçka konkrete, nuk jam më në funksione të larta. Por edhe kur jap një deklaratë nuk harroj të them që “vëllai im Edi Rama”, se e kam vëlla se është shqiptar, sikur e kam vëlla cdo shqiptar, edhe kur nuk pajtojmë, edhe kur mendojmë ndryshe, edhe kur gabojmë. Kryeministri i Shqipërisë është vëllai im. Edhe do të jetë. Por edhe më vëllanë ka raste kur nuk pajtohesh.

Por nuk fiton as Kosova, as Shqipëria, as në interesat politike tonat, as në gjeo-strategjie, nuk bëhet më i dashur as për Merkelin as Macronin se hedh gurë mbi njërin në rajon, nuk është ashtu. Nuk duhet me iu gëzuar fatkeqësisë së njëri tjetrit. Nëse shqiptarët i gëzon fatkeqësisë së njëri tjetrit është logjika e dhimbshme” tha ai.

Por a ka ndikuar retorika mes politikanëve në marrëdhëniet me shqiptarëve? “I shoh të nxehta (raportet), por nëse bën me e shpjeguar, se 1.3 milionë kemi ardhur në Shqipëri nuk na ka penguar retorika e politikës sepse jemi një, familje.

Shqipëria jo vetëm destinacion për ne, por edhe ndjejë. Më vjen keq për retorikat politike të panevojshme. Goran Bregoviçi? Retorikë e panevojshme. Nuk e kuptoj përse po gabojmë, nuk besoj se duhet të ndahemi në ato që e duan dhe nuk e duan Shqipërinë. Jemi të gjithë shqiptarë” deklaroi ai./Abcnews.al/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

24 November, 2025
Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi

Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi

24 November, 2025
Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

24 November, 2025
“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result