ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë 2 hours ago
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’ 2 hours ago
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij 2 hours ago
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n 2 hours ago
U fsheha si pastrues në një shtëpi kujdesi që po dështonte. Ja çfarë pashë 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ndeshjet e shtatorit, Reja: Kemi bërë progres

albnews by albnews
29 August, 2021
in Albania
0
Reja: Jam i kënaqur me tre pikët e fituara
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Trajnerii  Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka folur ditën e sotme për mediet në prag të grumbullimit të skuadrës për tre ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror Katar 2022, ndaj Polonisë në transfertë dhe Hungarisë e San Marinos në Elbasan Arena.

Trajneri Reja i është përgjigjur interesimit në lidhje me listën e lojtarë të grumbulluar dhe sfidat që e presim skuadrën në këto ndeshje të muajit shtator.

RelatedPosts

Shqipëri/ Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

Vijojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, Jock Covey: Thaçi kishte raporte komplekse me komandantët e UÇK-së

OSBE ripohon mbështetjen për SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimi zgjedhor në fokus

“Kemi një listë prej rreth 30 lojtarësh, por kemi probleme me disa të dëmtuar siç janë Dermaku, Veseli dhe Lenjani, të cilët duan disa javë të rekuperohen dhe të jenë në formë optimale. Pastaj, risia ishte Ivan Balliu, i cili luan në La Liga me Rayo Vallecano dhe po paraqitet shumë mirë në fillim sezoni. Mendova ta rikthej në listë, por dje dolëm në telefon, nuk është mirë fizikisht, pasi ka probleme me pubalgjinë dhe ka inflamacion të abduktorëve e për këtë arsye nuk është ende në kushtet e duhura. Gjithsesi, e kemi lënë që të flasim sërish për të parë nëse kemi mundësi ta grumbullojmë. Për herë të parë me ne vjen Muçi, i cili ishte pjesë e Kombëtares U-21 dhe e kishim nën vëzhgim. Është një djalosh i vitlindjes 2001 dhe gjithashtu kemi marrë Çepelen, të cilin e njohim tashmë. Po integrojmë këto të rinj së bashku me Brojan, Çokajn, Muçin e Çepelen, të cilët janë lojtarët e rinj që duhen vëzhguar për perspektivën. Për të tjerat, kemi grupin e zakonshëm, që unë e kam formuar tashmë. Po bën paraqitje shumë të mira edhe Çekiçi, i cili është transferuar në klubin e Cikalleshit në Turqi dhe luajnë rregullisht për 90 minuta”, tha ai

Po ashtu, trajneri Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja shton se “sezoni në pjesën më të madhe të kampionateve ku aktivizohen lojtarët tanë sapo ka filluar, dhe gjëndja fizike e lojtarëve është një element që duhet të shikohet me kujdes nga stafi teknik në këtë grumbullim që fillon në Varshavë ditën e hënë. Ka lojtarë që po luajnë rregullisht. Më vjen keq për Berishën dhe Strakoshën, që janë në stol me klubet, por janë lojtarë që meritojnë besim. Ata stërviten rregullisht, por nuk kanë mbase reflekset e ndeshjes, pasi nuk kanë pasur mundësi të luajnë. Për pjesën tjetër, Ismajli, Gjimshiti luajnë rregullisht, Kumbulla ndihet mirë, edhe pse nuk ka luajtur me Romën së fundmi. Hysaj po luan, Doka po ashtu, Roshi ka ndehsje të shtunën, Trashi, Mitaj, Çekiçi, po luajnë. E njëjta dhe për Trashin, Baren, Laçin, Cikalleshin. Manaj është pjesë e grupit të Barcelonës, qëndron në pankinë, ka luajtur pjesën e parë të miqësoreve. Ka luajtur dhe është paraqitur mirë. Më ka informuar se është në gjëndje shumë të mirë edhe se nuk luan. Do ta shikojmë dhe do ta verifikojmë në Varshavë, duke parë që do të kemi tre ditë përpara. Do të flas me të gjithë lojtarët për ti pyetur për gjëndjen e tyre”.

Ekipi do të nisë grumbullimin prej ditës së hënë në Varshavë, ku do të qëndrojë deri në përfundim të ndeshjes me Poloninë përpara se të rikthehen në Kompleksin Tropikal, ku do të vazhdojnë stërvitjet për ndeshjet shtëpiake ndaj Hungarisë në 5 shtator dhe ndaj San Marinos në 8 shtator./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

1 October, 2025
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

1 October, 2025
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

1 October, 2025
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

1 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result