Policia britanike ka tharë një liqen, në Yorkshire ndërsa po vazhdon kërkimet për një kuzhiniere të zhdukur 12 vite më parë, Claudia Lawrence.
Gjashtë oficerë u panë duke kryer një ekzaminim në shtratin e liqenit në mes të pyllit të Yorkshire.
Lawrence, 35 vjeçe, u pa për herë të fundit pasditen e 18 marsit të vitit 2009, teka po shkonte drejt shtëpisë së saj në Heworth.

Atë natë ajo telefonoi të dy prindërit e saj, të cilët thanë se dukej në humor të mirë, por nuk u dëgjuan më kurrë. Të nesërmen në mëngjes ajo nuk mbërriti në punën e saj në Universitetin e York, ku punonte si kuzhiniere, dhe telefoni i saj ishte fikur qëllimisht rreth orës 12:10 të mesditës.
Hetuesit e Yorkshire këtë javë kanë kërkuar në gropat e zhavorrit në Sand Hutton pranë York, dhe në një liqen që është rreth shtatë kilometra nga vendi ku Lawrence u pa për herë të fundit. Oficerët kanë tharë liqenin më të vogël në zonë, një vend i njohur për peshkimin.
Ekipet e kërkimit po përdorin gjithashtu pajisje që depërtojnë në tokë dhe qen të trajnuar për të gjetur mbetje njerëzore.