Covid nuk ndal shqiptarët e Kosovës, Shëngjini dhe Durrësi destinacione për pushimet në vjeshtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Masat anti kovid në kufi dhe orët e gjata të pritjes në kufi nuk e ndalin fluksin e shqiptarëve të Kosovës që fundjavat në Shqipëri.

Shëngjini dhe Durrësi ishin destinacionet kryesore për plazh këtë javë të dytë të vjeshtës.

Shtrëngimi i masave anti-kovid në kufi, nuk e ndal fluksin e udhëtarëve nga Kosova.

Siç tregojnë këto pamje, edhe këtë të shtunë radha e makinave në Vërmicë arriti disa kilometra ndërsa udhëtarët priten më ore për të kaluar traun e Doganës.

“Kemi disa orë që presim. Shumë turp për shtetin shqiptar që po i bën këto punë. Kemi kaluar gjithë këto kufij dhe vetëm këtu marrin 10 euro.”

Bregdeti ishte destinacioni për pjesën më të madhe.

Këto pamje vijnë nga Shëngjini.

Ndërsa kjo ishte pamja e plazheve në Durrës

Share This Article