Roma me fitore të thellë në Ligën e Konferencës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Roma e Jose Mourinhos ka shënuar fitore të thellë të enjten, në kuadër të Ligës së Konferencës (niveli i tretë evropian).

Roma fitoi 5:1 ndaj skuadrës bullgare, CSKA Sofia. CSKA-ja kaloi në epërsi në minutën e dhjetë kur realizoi Graham Carey.

Por ekipi italian u përgjigj fuqishëm. Lorenzo Pellegrini shënoi për 1:1 në minutën e 25-të. Stephan El Shaarawy realizoi për 2:1 në minutën e 38-të.

Pellegrini shënoi për 3:1 në minutën e 62-të, kurse fitoren e thellë e kompletuan Gianluca Mancini (82’) e Tammy Abraham (84’).

Share This Article