ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë 9 hours ago
Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan 10 hours ago
“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane 10 hours ago
Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni 10 hours ago
The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Açka poezi për deputetët: Ju s’jeni Shqipëria, u jeni një hiçgjë që do t’ju fshijë historia

albnews by albnews
17 September, 2021
in Albania
0
Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputetja e Partisë Demokratike, shkrimtarja Flutura Açka e nisi fjalimin duke kritikuar faktin që seanca për diskutimin e programit të qeverisë “Rama 3, një dokument kaq i rëndësishëm për 4 vitet e vendit vijon gjithë natën,  një orë e papërshtatshme për tu ndjekur nga populli.

Madje ajo përdori termin “horror”

RelatedPosts

The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

“Ju më thoni parlament por mua më duket horror. Nuk di ndonjë vend europian të ketë parlament në 2 të natës. Sinqerisht nuk kam parë gjëkundi kështu. Sepse kujt po flasim? Shqiptarëve të përgjumur? Karrigeve bosh? Apo vetes tonë që nuk dimë as zërin tonë ta dëgjojmë.”

Në fjalën e saj u ndal tek ata, deputetët “faqezinjtë e faqezezat’ që janë ulur në Kuvend me paratë e krimit dhe e mbylli me një poezi te teatrit absurd.

“Në teatrin absurd nuk jam më spektatore

Ishin ata të dy, Mercier dhe Kamier,

E udhë të gjatë zunë për Europë a Skëterrë,

Kur shiu i lagte e vetja iu dukej herë qen e herë minj

Ndalnin nën një strehë, e veten pyesnin: ku shkon, o njeri?

Ecim, i thosh tjetri, mbërrijmë një ditë atje për ku ende s’jemi nisur!

Çadra Mercierit i përgjigjet majtas,

Era Kamierit ia kthen djathtas,

Mbi ta e lodhur vështron nata,

Krijesat pa kokë

Pa vertebra

Pa shputa

Pa hije

Rrënuar nga bryma e përjetshme e hutimit,

Që nga qielli u bie.

Kujdes,

Asaj mase pa masë i thonë popull,

Dhe jashtë kësaj salle asnjëri prej tyre,

Nuk po kërkon të blejë zemërgjerësinë tuaj,

Shihni si zjen,

A e ndjeni vrajën që i keni shkaktuar,

Apo s’jua ndien?

Ç’bëni këtu?

Duke kërcitur gishtërinjtë e kuruar,

Papagallë që rënkoni nga vetkënaqja!

Është koha ta ndërroni kostumin shik,

Është dita ta kurdisni zemrekun dhimbjes,

Është ora ta vrisni akrepin e ngimjes.

Ndaj shpejt,

Ndërrojeni garderobën e gjakut

Para se gjaku i fundit shqiptar ta braktisë Shqipërinë!

Demokracia nuk është mbretëri

Që kur të ikni ju të fiket në zi!

Ju s’jeni Shqipëria,

Ju jeni një hiçgjë, që do t’ju fshijë historia,

Edhe mua bashkë me ju, po të sillem si ju!

A ju pëlqen kah jugu? Po ju beszdis kur fryn veriut thëllimi,

Po pse pra, po ecni drejt Lindjes,

Që t’i bini më gjatë për kah Perëndimi?

Ja kështu bujare gjindja me Mercierë e Kamierë,

me Europë e Skëterrë,

me ata që kujtojnë se janë zotër të gjithçkasë,

Por s’janë veçse hamej të mjerë të asgjasë.

Deri kur ta kuptojnë këtë,

Do të vazhdojnë të tyren mjeshtëri,

Dhe qentë e lagur nga shiu i paprerë

Dhe mijtë e tkurrur nga acari

Do t’u përmjerin

një ditë te varri.

Tiranë 17 shtator 2021

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

28 September, 2025
Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan

Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan

28 September, 2025
“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane

“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane

28 September, 2025
Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni

Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result