Ish- Kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar se ditën e martë të javës që vjen foltorja e radhës me demokratët do të mbahet në Fier.
Lajmin e ka bërë vetë Berisha në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku njofton se takimi me demokratët do të zhvillohet në orën 18:00.
Ora News, mëson se “Foltorja” do te zhvillohet ne ambientet e Albanian University (UFO).
Ky takim vjen pesë ditë pasi ish- Kryeministri nisi turin e tij me Tiranën (më 16 shtator), ndërsa si qytet të dytë ai ka zgjedhur Fierin.
Postimi i plotë:
Njoftim!
Diten e marte me daten 21 shtator 2021 do te mbahet ne Fier: “Foltorja per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Fierit te marrin pjese! Vetem te bashkuar fitojme! sb.
Në takimin e parë ai hodhi një sërë akuzash si ndaj Bashës ashtu dhe ndaj Ramës.