ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 2 hours ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 2 hours ago
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë 2 hours ago
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre 2 hours ago
Premier League/ Nuk ka minuta për Brojën, ndalet Tottenham. Rezultatet e katër ndeshjeve 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Njerëzimi i ka ezauruar burimet natyrore

albnews by albnews
31 July, 2019
in Bota
0
Njerëzimi i ka ezauruar burimet natyrore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Global Footprint Network përllogarit çdo vit ditën e mbingarkesës së planetit, ose ditës së mbikonsumimit të Tokës. Sipas të dhënave të kësaj organizate kjo ditë po afron gjithnjë e më shumë. Më 1971, dita e parë e mbikonsumit global përkoi me 21 dhjetorin. Vitin e kaluar ishte 1 gushti dhe sivjet për herë të parë ajo është zhvendosur më herët duke përkuar me 29 korrikun.

Dita e mbishfrytëzimit të botës nënkupton, që njerëzit në këtë moment konsumojnë kaq shumë burime nga Toka, sa të gjitha ekosistemet mund të ripërterijnë përgjatë një viti të tërë. Njerëzimi konsumon pra çdo vit më shumë tokë bujqësore dhe kullotash, rezerva peshku dhe pyje, se sa kanë faktikisht në dispozicion. Po ashtu emetohen shumë më tepër emisione CO2, nga sa mund të filtrojnë pyjet dhe oqeanet.

RelatedPosts

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

Organizata ndërkombëtare e qendrueshmërisë së burimeve natyrore me seli në Oakland të Kalifornisë, deklaron, se kostot e konsumit bëhen gjithnjë e më të dukshme, prej shpyllëzimit, erozionit të tokës, humbjes së diversitetit ose rritjes së përqendrimit të dioksidit të karbonit ( CO2) në atmosferën e Tokës.

Dallime të mëdha rajonale

Dita e mbikonsumimit të Tokës është një vlerë mesatare globale, në secilin vend ka dallime të mëdha sa i përket konsumimit të burimeve natyrore. Organiazata Botërore e Mbrojtjes së Mjedisit (WWF) deklaron, se në Emiratin Katar dita e konsumimit maksimal është arritur pas 42 ditësh, në Indonezi në të kundërt ajo arrihet pas 342 ditësh. Gjermania, sipas kësaj përllogaritjeje, e ka arritur këtë pikë, pra konsumimin e plotë të burimeve për vitin 2019 më 3 maj të këtij vit.

Sipas përllogaritjeve të organizatave të mjedisit popullsia botërore konsumon ndërkohë 1,75 të planetit. Nëse njerëzit të gjithë do të jetonin si në Gjermani, do të duheshin tre planete si Toka. Nëse njerëzit do të kishin të gjithë të njëjtin konsum burimesh si qytetarët e SHBA-së, do të nevojiteshin pesë planetë si Toka.

Konsumimi i burimeve në Gjermani

Në Gjermani influencojnë për mbingarkimin e planetit emetuesit më të mëdhenj të CO2 si sektori i energjetikës, transportit dhe bujqësia e industrializuar si dhe shfrytëzimi i sipërfaqeve të mëdha. Emisionet e  CO2 nuk janë ulur që nga viti 2009, vazhdimi i përdorimit të qymyrit e ngadalëson pakësimin e këtyre emisioneve në atmosferë.

Si mëkatari numër një i atmosferës, sipas autorëve të studimit është qarkullimi rrugor. Që nga viti 1990 emisionet në qarkullimin rrugor nuk janë ulur ndërsa në qarkullimin ajror ato janë shtuar. Edhe konsumi i energjisë për frymë në Gjermani është më i lartë se mesatarja në BE dhe vitet e fundit ai është pakësuar fare lehtë.

Müller: “Mbrojtja e klimës është një çështje mbijetese”

Ministri gjerman i Zhvillimit Gerd Müller deklaroi, se mbrojtja e klimës është një çështje mbijetese për njerëzimin. Ai kërkoi më shumë investime në mbrojtjen ndërkombëtare të klimës. “Para së gjithash Afrika duhet të kthehet në kontinentin e gjelbër të energjive të rigjenerueshme.” Për këtë është i nevojshëm një programn për financimin e teknologjive të nevojshme për enerjgitë e rigjenerueshme.

Edhe Organizata katolike e Ndihmës së Zhvillimit “Misereor” kërkoi një kthesë rrenjësore. Gjermania konsumon prej asaj, që i përket të gjithë planetit për mirëqenien publike, “shumë më tepër nga sa na takon”, tha kryetari i Misereor për agjencinë katolike të lajmeve KNA.

Rritja e popullsisë

Në vitin 1970 në botë kishte rreth 3.7 miliardë njerëz. Sot bota numëron 7.5 milionë banorë, Kina dhe India kryesojnë popullsinë botërore. Në këto vende jetojnë përkatësisht 1.4 dhe 1.3 miliardë banorë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

20 September, 2025
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

20 September, 2025
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result