ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë 5 hours ago
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës 5 hours ago
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete 5 hours ago
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht. 5 hours ago
Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen 16 kg kokainë me vlerë më shumë se 500,000 euro. Ja ku e kryenin aktivitetin… 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mbi 75 mijë persona lundruan në liqenin e Komanit, Fierzës dhe lumin e Shalës

albnews by albnews
22 September, 2021
in Albania
0
Mbi 75 mijë persona lundruan në liqenin e Komanit, Fierzës dhe lumin e Shalës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Udhëtimi me mjete lundruese në liqenin e Komanit, është një nga udhëtimet më të bukura, ku shijon pamjet e mrekullueshme të mozaikut të turizmit natyror shqiptar.

Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditur se “në periudhën maj-gusht mbi 75 000 udhëtarë vendas dhe të huaj kanë vizituar dhe kanë përdorur mjetet lundruese në liqenin e Komanit, Fierzës dhe lumin e Shalës”.

RelatedPosts

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

Sipas DPD-së, në periudhën maj – gusht 2021 mjetet lundruese kanë transportuar 4634 autovetura, 587 furgona, 64 autobuzë, 495 motorra.

“Në muajin maj me këto mjete lundruan 4420 udhëtarë, në qershor 11 319 udhetarë, në korrik 28967 dhe në gusht 31 000 udhëtarë”, thekson DPD.

I ndërtuar fillimisht si liqen artificial për furnizimin me ujë të hidrocentralit të Komanit, ai në vitin 2000 filloi të përdorej edhe për udhëtime ujore nga njëri vend në tjetrin, për të lidhur qytetin e Bajram Currit, Gjakovën me pjesën tjetër të vendit.

Më vonë, liqeni i Komanit ka filluar të nxisë edhe kureshtjen e vizitorëve turistik vendas e të huaj, pikërisht për faktin e bukurive natyrore dhe monumenteve të natyrës e historisë që gjenden në shtrirjen e brigjeve të tij.

Përgjatë tërë liqenit, nga Fierza e deri në Koman, në një udhëtim që zgjatë më pak se tre orë, vizitorët mund të mahniten me pamjet që ofrohen. Udhëtimi me traget apo me ndonjë barkë më të vogël ofron kënaqësi të pa përshkruar, ndërsa atraksion në vete janë fshatrat e kësaj zone dhe grykat e disa lumenjve që derdhen në liqen.

Lëvizjet turistike nëpër ujërat e Liqenit të Komanit vazhdojnë përgjatë gjithë vitit, por sezoni i vërtetë turistik fillon nga maji deri në shtator, periudhë kur edhe klima është e përshtatshme.

Për eksploratorët e natyrës dhe të historisë së zonës, të kulturës dhe të zakoneve, shfrytëzohen për fjetje e strehim bujtinat e rralla të fshatrave buzë liqenit.Ndërsa Lugina e Shalës së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike, po tërheq një vëmendje të veçantë, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

Para se të bëhej kaq i njohur banorët e zonës e njohin me emrin “Guri i Lekës” që lidhet me historinë e Lekë Dukagjinit, simbol i krahinës së Dukagjinit. Ajo që e bën sa të veçantë e të veçuar është fakti se në zonë nuk ka linjë telefonike e as linjë të energjisë elektrik. Kjo bën që turistët të shijojnë në maksimum natyrën e bukur dhe ujin Kristal, ndërsa fiksojnë në telefonat e tyre ose aparatet fotografikë momentet më të bukura dhe peizazhet fantastike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

28 September, 2025
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

28 September, 2025
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

28 September, 2025
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result