PD nuk njeh vendimin për mbledhjen online të Komisioneve Paralamentare

albnews
By
1 Min Read

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike  nuk njeh vendimin për mbledhjen online të Komisioneve Paralamentare.

Puna ne komisione parlamentare online është jo-eficente. Sipas PD ky është një vendim që bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit.

PD është mbledhur pak më parë në selinë blu ku ka vendosur të mos e njohë vendimin e Konferencës se Kryetareve për mbledhje online të komisioneve.

Një ditë më parë  sekretari i përgjithsmëm i PD-së , Gazmend Bardhi u shpreh se mbledhja e komisioneve parlamentare online është mungesë transparence dhe se opozitës po tentohet t’i mbyllet goja.  

Share This Article