Një aksident i rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Britaninë e Madhe. Mësohet se një avion i vogël u përplas me pistën në aeroportin ndërkombëtar të Teesside, ku për pasojë u plagosën 3 persona. Mediat shkruajnë se mbetën të plagosur 2 pasagjerë dhe piloti.
Për shkak të kësaj ngjarje, autoritetet e aeroportit kanë mbyllur për disa orë pistën.
Ndërkohë, dëshmitarët e ngjarjes thanë se në momentin që avioni u nis në fluturim u ndje një shpërthim i fuqishëm. Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje, që fatmirësisht nuk ka viktima.