Ka përfunduar procesi i votimit në Republikën Federale të Gjermanisë ku qytetarët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Federal si dhe kancelarin e ri.
Këtë herë gjermanët nuk kanë mundur të votonin për Angela Merkel e cila ka vendosur të tërhiqet nga politika pas 15 vjetëve si Kancelare.
Projektimi i fundit i rezultateve tregon që të majtit e qendrës kanë fituar më se shumti vota në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ndërsa konservatorët kanë humbur më së shumti, shkruan DW, transmeton Gazeta Express.
SPD kryeson me 25.5% të votave, CDU ka 24.5% ndërsa të Gjelbrit kanë 13.8%.
Partia e së djathtës ekstreme, AfD, ka 10.9% sipas rezultateve.
Rezultatet përfundimtare pritet të dalin afër mesnatës.