Usyk pret që rimeçi me Joshuan të zhvillohet vitin e ardhshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, ukrainasi Oleksandr Usyk, pret që rimeçi me britanikun Anthony Joshua të mbahet në shkurt apo mars të vitit të ardhshëm, ka njoftuar promotori i Usykut, Alexander Krassyuk, raporton BBC.

Ukrainasi befasoi Joshuan të shtunën mbrëma në Londër, duke fituar me vendim unanim, e duke ia rrëmbyer titujt e botës në versionet WBA, IBF dhe WBo.

Usyk është i interesuar në një meç për unifikim të gjithë titujve të mëdhenj në peshën e rëndë me britanikun Tyson Fury, që është kampion në versionin WBC.

“Rimeçi është përfshirë në kontratën tonë. Kur po flisnim me Oleksandrin për rimeç, ai nuk ishte i zhgënjyer. Përkundrazi ishte i lumtur. Ai tha: ‘Shumë mirë. Do ta mposhti Anthonyn dy herë!’”, ka thënë Krassyuk.

Share This Article